Pjesa e parë mes Italisë dhe Shqipërisë është mbyllur me një epërsi për italianët prej 2 me 1.
Dueli nisi mirë për kuqezinjtë, që kaluan në epërsi pas vetëm 23 sekondash lojë nëpërmjet golit të Nedim Bajramit.
Megjithatë, Italia shpejt mori veten dhe barazoi rezultatin.
Bastoni barazoi rezultatin në minutën e 11-të me një gol me kokë.
Kurse vetëm pesë minuta më vonë, Barella me një gol nga distanca përmbysi rezultatin duke kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë.
