Abazi: VV tenton t’i shtrembërojë vendimet e Kushtetueses, nëse ato nuk i shkojnë për shtati strategjisë së tyre

Ish-deputeti Haki Abazi ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për mënyrën se si ka reaguar ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar sjelljen e tyre si një tentativë për shtrembërimin e vendimeve dhe diskreditimin e institucionit.

Në Debat Plus, Abazi tha se LVV, përtej interpretimit të vendimeve, ka një qëllim tjetër.

“Nëse komentojmë aspektin e përplasjes është krijuar traditë që VV të interpretojë dhe të tentojë t’i paraqesë vendimet e Kushtetueses ose si të shtrembëruar, jo valide ose si jo të në pajtueshmëri me kushtetutën nëse ato nuk i shkojnë për shtati strategjisë së LVV-së.

Përtej interpretimit ka një qëllim tjetër, që është forma e veprimit të Kurtit duke e nxjerrë një financier në këtë rast si puna e Hakuran Muratit që të bëj bastardimin e plotë të krediblitetit të institucionit të Gjykatës Kushtetueses, unë nuk kisha marrë as tentimin me interpretu një vendim ë Kushtetueses duke marrë parasysh që është organi më i lartë aty.”, ka theksuar tutje ai.

Abazi ka shtuar se qëllimi i LVV-së duket të jetë vazhdimi i përplasjes me Kushtetuesen.

“Këtë shkrimin e LVV nuk e di kush e ka bërë por qartazi shihet se tentimi i LVV është që përplasja të vazhdojë. LVV ose ka me votu për nënkryetarin e Listës Serbe në parlamentin e Kosovës ose duhet të shkojë ne zgjedhje, tash nëse dëshiron me ngrit çështjen duke u fshehë pas nënkryetarit të Listës Serbe për me sabotu edhe njëherë konsolidimin e institucioneve atëherë e ka rastin ideal vazhdon përplasjen me Kushtetuesen, e helmon publikun kundrejt Kushtetueses”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika