PK: Video e publikuar është e vjetër, janë marrë masa ndaj zyrtarëve të përfshirë

Policia e Kosovës ka sqaruar të vërtetën rreth një videoje që po qarkullon nëpër mediat kosovare. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka kërkuar që mediat t'i kontaktojnë autorirtetet kompentente që kanë infromacione të sakta, pasi qytetarët mos të bien pre e informacioneve që nuk e pasqyrojnë të vërtetën

Ilustrim

Rreth një videoje të publikuar ku shkruante “Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura”, Policia e Kosovës ka reaguar për këtë rast.

Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se, ky rast ka ndodhur para një vjeti, dhe se ka marrë masa ndëshkuese ndaj zyrtarëve të përfshirë.

“…’Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura’ ju njoftojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë raste të ndodhur në kohën e tanishme, por kemi të bëjmë me një rast të rreth një viti më përpara, dhe lidhur me këtë rast me kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale me kohë, ku zyrtarët policorë kanë qenë të suspenduar, kanë marrë masat ndëshkuese në pajtim me ligjet dhe procedurat e parapara për raste të kësaj natyre”, shkruhet postimin e policisë.

Policia e Kosovës, gjithashtu, ka kërkuar që mediat t’i kontaktojnë autorirtetet kompentente që kanë infromacione të sakta, pasi qytetarët mos të bien pre e informacioneve që nuk e pasqyrojnë të vërtetën.

“Andaj, kërkojmë që për ofrimin e informacioneve të vërteta për publikun dhe në kohë nga mediat të kontaktohen autoritetet kompetente që kanë informacione të sakta dhe komplete për raste, në mënyrë që opinioni i gjerë dhe qytetarët të mos bien pre e informacioneve që nuk pasqyrojnë të vërteten aktuale”, thuhet në postimin e policisë.

Postimi i Policisë së Kosovës në Facebook

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika