Plagoset një 54-vjeçar në Suharekë, arrestohet i dyshuari

"Me datën 12.07.2024 rreth orës 11:57, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar informacion se në fshatin Popolan komuna e Suharekës dyshohet se një person meshkuj kosovar i vitit të lindjes 1970 ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit", thuhet në njoftimin e policisë

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 54-vjeçar sot ka pësuar lëndime të rënda nga arma e zjarrit në fshatin Popolan të Suharekës, teksa i dyshuari është arrestuar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:57.

Viktima është transferuar në qendrën emergjente në Suharekë, ku dhe është duke pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

“Me datën 12.07.2024 rreth orës 11:57, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar informacion se në fshatin Popolan komuna e Suharekës dyshohet se një person meshkuj kosovar i vitit të lindjes 1970 ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.

FOTO NGA POLICIA E KOSOVËS

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë së bashku me një karikator, shtatë fishekë dhe një gëzhojë.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

“I dyshuari i rastit mashkull kosovar nga njësite patrulluese dhe njësiti i hetimeve rajonale Prizren është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar. Me urdher te Prokurorit kujdestar te dyshuarit iu eshte caktuar masa e ndalimit per 48 ore. Njësitet policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit aktualisht janë duke punuar në hetimin e të gjitha rrethanave të rastit”, thuhet tutje në njoftim.

Shija e redaktorit

Costa mbërrin në Presidencë – nis takimin me Osmanin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur këtë pasdite në Presidencën e Kosovës, ku është pritur nga presidentja Vjosa Osmani. Takimi ndërmjet dy liderëve...

Vendoset gurëthemeli i Dukagjini Resort – Perla e Shqipërisë së...

Zyrtarisht sot, më 14 maj 2025, është vendosur gurëthemeli për Dukagjini Resort - destinacioni i ardhshëm luksoz që po ngrihet në zemër të bregdetit...

“Dukagjini” sjell ekspertë botërorë nga “Pearson”-i për trajnimet me mësimdhënësit...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson ELT”, organizon trajnim njëditor për mësimdhënësit e gjuhës angleze mbi temën “The Teacher’s Chapter -...

Të fundit nga rubrika