Plagoset një grua në Istog

Një grua është plagosur me armë zjarri këtë të premte në Istog.

E njëjta është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës teksa rasti është duke u hetuar nga organet e rendit, njofton Dukagjini.

Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar”, u shpreh Rugova.

Të fundit nga rubrika