Një i dyshuar është arrestuar nga Policia pasi dyshohet se pasmesnate plagosi dy persona në Prishtinë.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë teksa dy të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, njofton Dukagjini.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.
“Sot rreth orës 02:30, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën Ferid Curri në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend janë të lënduar 2 persona, që dyshohet nga arma e zjarrit dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor. Deri më tani është arrestuar një person i dyshuar. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit jane duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore”, tha Pllana.
