Plane dhe kushte për paqe, përpjekjet e dështuara për t’i dhënë fund luftës SHBA–Iran

Detaje të reja po dalin për një kornizë të mundshme armëpushimi që thuhet se i është paraqitur si SHBA-së ashtu edhe Iranit. Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që propozohet një plan për t’i dhënë fund konfliktit.

Përpjekjet e mëparshme për negociata kanë dështuar, pasi palët ose kanë refuzuar kushtet, ose kanë mohuar se bisedimet kanë ndodhur fare.

Më 24 mars, u raportua se një plan me 15 pika ishte dërguar në Teheran nga SHBA-ja, me Pakistanin si ndërmjetës.

Sipas mediave izraelite, plani përfshinte kërkesa që Irani të shkatërrojë objektet kyçe bërthamore, të ndalojë financimin e grupeve të armatosura në rajon – si Hezbollahu dhe Houthit – si dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit. Në këmbim, SHBA-ja do të hiqte sanksionet ndaj Iranit.

Teherani e refuzoi fillimisht planin, duke e cilësuar si “të tepruar”. Më vonë, mediat shtetërore iraniane publikuan pesë kushte për përfundimin e luftës, që përfshinin kompensime për dëmet dhe garanci që Irani të mos sulmohej më.

Më 31 mars, u raportua për një tjetër plan paqeje me pesë pika, i hartuar nga Pakistani dhe Kina, pas vizitës së ministrit të Jashtëm pakistanez në Pekin për të siguruar mbështetje.

Ky zhvillim përkoi me deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump se negociatat po shkonin “shumë mirë”, ndërsa Irani këmbëngulte se nuk kishte bisedime, raporton BBC.

Më 2 prill, Trump pretendoi se Irani kishte kërkuar armëpushim, por kjo u hodh poshtë menjëherë nga Ministria e Jashtme iraniane si “e pavërtetë dhe e pabazë”.

Raportohet për propozim armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika