Plani i Macronit për rritjen e moshës së pensionit, Gjykata franceze jep vendimin final

Rritja e moshës së pensionit shtetëror nga 62 në 64 vjeç, që ishte propozimi i Macron është aprovuar nga ana e Gjykatës franceze. Në protestat e deritanishme, disa demonstrues kishin brohoritur se do të vazhdonin të protestonin derisa të tërhiqeshin ndryshimet

Pamje nga protesta

Organi më i lartë kushtetues i Francës ka aprovuar rritjen e moshës së pensionit shtetëror nga 62 në 64 vjeç dhe ka hedhur poshtë thirrjet për një referendum nga kundërshtarët politikë.

Por Këshilli Kushtetues hodhi poshtë disa nga reformat e diskutueshme duke përmendur të metat ligjore.

Në mars, qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të detyruar reformat pa votim, transmeton BBC.

Qeveria e presidentit Emmanuel Macron argumenton se ndryshimet janë thelbësore për të parandaluar kolapsin e sistemit.

Ndërkaq, disa demonstrues kishin brohoritur se do të vazhdonin të protestonin derisa të tërhiqeshin ndryshimet.

Barriera janë ngritur në rrugët pranë gjykatës dhe policia kundër trazirave është vendosur në përgatitje për protesta të mëtejshme, potencialisht të dhunshme.

Prej janarit janë mbajtur 12 ditë protesta kundër reformave.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika