Planifikonte vrasje dhe prezantohej rrejshëm si person zyrtar, Prokuroria jep detaje për të arrestuarin në Fushë Kosovë

Prokuroria Themelore në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dal me njoftim në lidhje me arrestimin e një shtetasi të Serbisë, i cili dyshohet se ka planifikuar vrasjen e një personi dhe ka mashtruar duke u prezantuar si një person zyrtar.

I arrestuari, i identifikuar me inicialet R.B., është akuzuar për disa vepra penale.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton se pas një pune hetimore disamujore të Prokurorit të Shtetit në bashkëpunim dhe në koordinim me Policinë e Kosovës, më 5 dhjetor 2024 është kryer bastisje dhe është bërë arrestimi i një të dyshuari me inicialet R.B., i cili është shtetas i Republikës së Serbisë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale, si në vijim: “Përgatitja për kryerjen e vrasjes”, nga neni 172 lidhur me nenin 27 të KPRK-së, “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, nga neni 409 i KPRK-së dhe “Mashtrimi” nga neni 323 i KPRK-së.

Prokurori i Shtetit është duke vazhduar marrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore për zbulimin edhe të ndonjë të dyshuari tjetër eventual lidhur me këtë rast”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika