Platforma “Liria ka Emër” falënderon SBASHK-un për mbështetjen e dhënë Marshit “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Platforma “Liria ka Emër” shpreh mirënjohjen dhe falënderimin e saj të thellë ndaj Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës të Kosovës (SBASHK) për thirrjen publike dhe mbështetjen e qartë në përkrahje të Marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.

“Qëndrimi i SBASHK-ut përfaqëson një zë të fuqishëm moral, qytetar dhe sindikal në mbrojtje të drejtësisë së paanshme dhe respektimit të sakrificës së çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me një proces të zgjatur dhe të padrejtë në Hagë.

Në mënyrë të veçantë, vlerësojmë theksimin që SBASHK-u i bën rolit historik të mësimdhënësve dhe punëtorëve të arsimit, të cilët, përveçse bartës të dijes dhe dijes kombëtare, ishin edhe pjesë aktive e rezistencës, sakrificës dhe luftës për liri. Ky dimension e bën edhe më domethënëse mbështetjen sindikale për këtë kauzë qytetare. Thirrja e SBASHK-ut dëshmon se Marshi “Drejtësi, jo politikë” nuk është akt politik, por akt ndërgjegjeje, solidariteti dhe përgjegjësie historike, në përputhje me vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.

Platforma “Liria ka Emër” falënderon Kryesinë dhe anëtarësinë e SBASHK-ut për këtë qëndrim dinjitoz dhe do të vazhdojë bashkëpunimin me të gjitha organizatat, sindikatat dhe qytetarët, me qëllim të mobilizimit sa më të gjerë për Marshin e 17 shkurtit, nën moton “Drejtësi, jo politikë””,.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika