Platforma qytetare Liria ka Emër përshëndet miratimin nga Kuvendi i Republikës së Kosovës të rezolutës në mbrojtje të çlirimtarëve që po gjykohen në Hagë.
Sipas tyre, ky është një mesazh i rëndësishëm solidariteti dhe kujtese për sakrificën mbi të cilën është ndërtuar liria jonë.
“Në momente të tilla, uniteti dhe zëri i përbashkët janë thelbësorë.
‘Liria ka Emër’ do të vazhdojë angazhimin qytetar me qetësi dhe dinjitet, në mbrojtje të së vërtetës dhe vlerave të luftës çlirimtare”.

