Një rast i rëndë i tentim-vrasjes është raportuar mbrëmjen e 10 prillit 2026 në Ferizaj, sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:58, ku i dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të të dashurës së tij, e më pas ka qëlluar edhe veten.
Të dy të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore nuk është bërë e ditur.
Në vendin e ngjarjes, njësitet policore kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator me gjashtë fishekë, si dhe tri gëzhoja të armës së përdorur.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet kompetente.