”Po vepron si instrument i pushtetit” – Bytyçi: KQZ-ja ka humbur rolin kushtetues

Njohësi i çështjeve politike Muhamet Bytyçi ka komentuar në emisionin FIVE në RTV Dukagjini çështjen e zgjedhjeve, duke kritikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ai ka deklaruar se KQZ-ja prej disa vitesh e ka humbur rolin e saj kushtetues.

“Ka disa vite që KQZ-ja ka humbur rolin e saj kushtetues, është shndërruar në një arenë debatesh politike apo në prodhim të skemave populiste dhe jo në një institucion që do ta administronte procesin zgjedhor duke u bazuar në Kushtetutë dhe ligje”, ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, sot KQZ-ja është shndërruar në instrument të pushtetit në një pjesë të konsiderueshme të veprimeve të saj.

“Sot kemi një situatë ku KQZ-ja është bërë instrument i pushtetit në shumë pjesë të saj dhe jo vetëm te rasti me Lista Serbe apo loja me Listën Serbe, sepse kjo është vetëm një lojë politike dhe asgjë përmbajtësore”, është shprehur ai.

Bytyçi ka shtuar se edhe proceset që lidhen me moscertifikimin dhe mandatimin e deputetëve janë pjesë e së njëjtës qasje politike.

“Kjo betejë me moscertifikimin, pastaj me procesin e mandatimit të deputetëve, është vetëm një lojë politike, mendoj antiinstitucionale, që KQZ-në po e vendos në një pozicion që nuk i takon realisht”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika