Podujevë – Arrestohen katër të dyshuar që sulmuan fizikisht dy persona

Gjatë ditës së djeshme, në qytetin e Podujevës janë arrestuar katër të dyshuar sepse të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy persona

Ilustrim

Janë arrestuar katër të dyshuar sepse të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy persona, pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

Rasti ka ndodhur në Podujevë, gjatë ditës së djeshme në orën 11:20.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.

 Podujevë 06.05.2024-11:20. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë,  pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, i kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë, të cilëve u kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore. Dy viktimat dhe tre të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor.  Me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia  e të dyshuarve,  por nuk është gjetur asgjë  ndërsa të  dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika