Pogba rikthehet në Juventus

Ka përfunduar takimi në Milano mes Juventusit dhe Rafaela Pimenta, agjentit të Paul Pogba

Paul Pogba

Të enjten në mëngjes, janë takuar bordi  drejtues i klubit italian Juventus dhe agjentes të Paul Pogba-s në Milano, palët u takuan për të përcaktuar detajet përfundimtare përpara se të kthenin francezin në Torino.

Në veçanti, Bianconerët dhe Pimenta kanë punuar për kohëzgjatjen e kontratës së mesfushorit: nëse do të jetë trevjeçare, katërvjeçare apo trevjeçare me opsion rinovimi për një sezon të mëtejshëm, ende nuk është përcaktuar. Pas rregullimit të detajeve të fundit, Pogba do të mund të mbërrijë në Torino, me sa duket midis 5 dhe 8 korrikut, njofton SkySport Italia.

Juventus po pret gjithashtu të dëgjojë përgjigjen nga Angel Di Maria pasi i ofruan atij një marrëveshje njëvjeçare, me opsion për një vit tjetër, pasi ai u largua nga Paris Saint-Germain pas skadimit të kontratës.

Oferta e Juventusit për Pogba-n

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika