Polemika për ekzistencën e arkivës së UÇK-së

Deklarata e këshilltarit të kryeministrit së Kosovës, Aziz Bici që Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), ka arkiva ka nxitur reagimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së

Luftëtarët e UÇK-së afër Podujevës pak para tërheqjes së forcave serbe në qershor 1999. Foto NZZ

“E konfirmoj që Ushtria Clirimtare e Kosovës ka pasur arkivë ne i kemi pas librat gjatë lufës, këtë e konfirmoj”, nga kjo deklaratë e këshilltarit të kryeministrit së Kosovës, Aziz Bici,  ka nxitur reagimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Sipas tyre Ushtria nuk ka arkiva zyrtare vetëm dorëshkrime që kanë ruajtur ushtarët individualisht.

Ndërsa, Bici deklaratën e thotë me siguri të plotë.

Sipas këshilltarit të kryeministrit, Aziz Bici UÇK-ja ka arkivë dhe sipas tij është për tu habitur si mohohet kjo.

Por, janë ish-bashkëluftëtarët e tij të cilët po thonë se kjo nuk është e vertëtë.

Këshilltari i kryeministrit, Aziz Bici

Sipas Hisen Berishës, që është një nga komandantët që udhëhoqën Betejën e Kosharës, arkiva e vetme e UÇK-së janë dorëshkrimet individuale të ushtarëve.

“Sa i përket strukturave drejtuese të luftës e shumta që mund të kenë mund të jetë ndonjë fletore personale ku kanë shënuar se cfarë detyra mund të kryejnë gjatë luftës e që munden të jenë kush cfarë detyre me dhanë, cili komandantë me dergu njesinë e ndonjë shënim lufte”, ka deklaruar Berisha.

Hisen Berisha

Në të njejtën lindjë qendron edhe kryerari i Organizatës së Veteranëve në Skenderaj, Emin Lati i cili edhe ka qenë udhëheqës toge në Prekaz.

“Unë vet kam qenë komandant toge në Prekaz dmth unë vet nuk kam arkivë, nuk kam shënime se kur na rroke ofenziva kah mos I gjujshum letrat dmth nuk e di, nuk e besoj që ka arkiva”, ka deklaruar Lati.

Emin Lati

Kjo deklaratë nga Aziz Bici ka ardhur pasi që është riaktualizuar tema e veteranëve ku Kryeministri Kurti ka dhënë disa propozime për ta në mënyrë që të pastrohen listat e veteranëve të luftës së UCK-së.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika