Muriqi shënon ndaj Lyonit, Fenerbahçe kthehet në Ligën e Kampionëve

Vedat Muriqi ka qenë protagonist në fitoren e madhe të Fenerbahçes ndaj Lyonit, që i siguroi gjigantit turk kualifikimin në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve.

Fenerbahçe triumfoi 2:1 në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën mbrëma në Francë, duke e eliminuar Lyonin në plejof. Ndeshja e parë në Stamboll kishte përfunduar 1:1.

Muriqi e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 24-t, duke shënuar për 1:0. Ky ishte goli i dytë radhazi i sulmuesit kosovar me fanellën e Fenerbahçes.

Vetëm katër minuta më vonë, Archie Brown realizoi për 2:0.

Lyon arriti të ngushtojë rezultatin përmes Malick Fofanas në minutën e 61-të dhe deri në fund kërkoi golin e barazimit, por Fenerbahçe arriti ta ruajë epërsinë.

Muriqi u zëvendësua në minutën e 80-të dhe pati një paraqitje të rëndësishme jo vetëm në sulm, por edhe në fazën defanzive. Përveç golit, kosovari kontribuoi me angazhim të madh gjatë gjithë kohës sa ishte në fushë.

Me këtë sukses, Fenerbahçe siguron rikthimin në fazën e ligës së Championsit për herë të parë që nga viti 2008.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika