Policët e rekrutuar serbë fillojnë punën në veri, linçohen në rrjete sociale

Në mesin e shumë kadetëve të rekrutuar në Policinë e Kosovës së fundmi janë bashkuar edhe shumë pjesëtraë të komunitetit serb. Të njëjtit kanë filluar veprimtarinë e tyre në zonat veriore të Kosovës por kjo nuk i ka pëlqyer disa serbëve të tjerë pasi që të njëjtëve i janë shpërndarë fotografitë e tyre duke u thirrur si tradhëtarë

Pasi zyrtarisht veshën unformën e Policisë së Kosovës, zyrtarët e pranuar tashmë po njoftohen me terrenin.

Në mesin e mbi 400 kadetëve të rinj, 45 prej tyre i përkasin edhe komunitetit serb.

Nga këta 45 të komunitetit serb, ka një numër të tyre që trajnimin po e bëjnë në zonat veriore të Kosovës.

Këtë e konfirmoi edhe vet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani.

“Dje 74 zyrtarë të rinjë të Policisë kanë filluar punën në veri të Kosovës, prej tyre janë 26 të nacionalitetit serb ndërsa të tjerët janë të etnive tjera”, ka thënë Elshani.

Por, zyrtarët serbë të rinjë të bashkuar së fundmi në Policinë e Kosovës pos punës së përditshme po përballën edhe me linqime në rrjete sociale.

Ata i kanë rënë në sy serbëve për cka ka filluar edhe linçimi për ta në rrjete sociale duke ia publikuar fytyrat e duke i akuzuar për tradhëti.

“Derisa vëllezërit tanë u arrestuan, u rrëmbyen, u rrahën në kazamatet e Shiptarit, ata ishin në stërvitje në pjesën jugore të Kosovës  dhe Vuçitërn.Kjo nuk është lista përfundimtare, të tjerat do të publikohen më vonë, ndaj mos u shqetësoni”

Sipas zv.drejtorit të Policisë në Mitrovicën Veriore kjo nuk është hera e parë që janë përballë me raste të tilla.

“Këto linqime nuk janë të reja, nuk është dicka e re që shohim në rrjete sociale të ndryshme, ne kemi arsye me besu që këto shkrime bëhet më shumë nga jashtë Kosova. Normalisht që Policia e Kosovës I merr dhe I trajton këto raste sidoqoftë detyra e policit është me rrezikshmëri të caktuar dhe të pranueshme që nuk shoh që mund të jetë ndonjë problem por nëse ka, policia e Kosovës trajton cdo rast”, ka thënë Elshani.

Kujtojmë që Policët e komunitetit serb janë larguar nga Policia e Kosovës  gjatë nëntorit të kalua duke i zhveshur uniformat e tyre si akt i parë i largimit nga institucionet.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika