Policia apel për kujdes në rrugën Pejë-Rugovë, rrezik nga shembja e gurëve

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në rrugën Pejë–Rugovë, për shkak të rrezikut nga shembja e gurëve.

Sipas njoftimit, ditëve të fundit në këtë segment rrugor janë regjistruar disa raste me dëme materiale dhe persona të lënduar. Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme atmosferike, është rritur mundësia e rrëshqitjes dhe shembjes së gurëve përgjatë rrugës.

Policia ka kërkuar nga drejtuesit e automjeteve dhe të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, në mënyrë që të shmangen aksidentet e mundshme.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë thekson se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë për qytetarët dhe apelon për bashkëpunim.

Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika