Policia australiane sulmon protestuesit gjatë protestës kundër vizitës së presidentit izraelit, 27 të arrestuar

Policia australiane ka mbrojtur veprimet e saj pas përleshjeve të dhunshme me protestuesit gjatë një proteste kundër vizitës së presidentit izraelit Isaac Herzog në Sydney të hënën në mbrëmje.

Video të shpërndara tregojnë policë që sulmojnë fizikisht protestuesit, duke goditur dhe tërhequr me forcë disa persona, përfshirë muslimanë që po faleshin.

Një deputet i parlamentit shtetëror dhe disa protestues thanë se u lënduan gjatë përleshjeve. Policia raportoi 27 arrestime, nga të cilët 9 u akuzuan më vonë, ndërsa 10 oficerë u sulmuan.

Komisioneri i Policisë së NSW, Mal Lanyon, tha se oficerët treguan “vetëkontroll të jashtëzakonshëm” dhe se “bënë atë që duhej të bënin”. Organizatorët e protestës kishin dështuar në një përpjekje gjyqësore për të hequr kufizimet që policia vendosi mbi të drejtën për të demonstruar gjatë vizitës së Herzog.

Qeveria australiane e kishte ftuar Herzog pas një sulmi antisemit në Bondi Beach, duke thënë se vizita do të ndihmonte komunitetin hebre në shërimin e traumës, megjithë kundërshtimet e grupeve pro-palestineze. Në 14 dhjetor, dy sulmues hapën zjarr ndaj turmës në një event për Hanukën, duke vrarë 15 persona, përfshirë një vajzë 10-vjeçare.

Protestuesit thonë se dhuna mund të ishte shmangur nëse qeveria e NSW lejonte marshimin nga Town Hall drejt parlamentit ose Hyde Parkut. Ligjet e reja lejonin grumbullimin, por ndalonin marshimin, dhe gjykata refuzoi ankesën e tyre vetëm 30 minuta para protestës.

Kryeministri i NSW, Chris Minns, mbrojti reagimin e policisë, duke thënë se ata ishin vënë “në një situatë të pamundur”. Ndërsa zëvendëskomisioneri Peter McKenna tha se policët ishin “kërcënuar, shtyrë dhe sulmuar” nga disa protestues dhe se autoritetet ishin “ndjeshëm të pakët” përballë turmës.

Në mesin e protestuesve ishte edhe Linda Feinberg, e cila u shpreh e shokuar nga vendimi i qeverisë për të ftuar Herzog. Një tjetër protestuese, Sihal Jamila, tha se ishte e rëndësishme të ishte aty për shkak të dhunës ndaj fëmijëve palestinezë.

Ndërkohë, kryeministri Anthony Albanese tha se ishte “i shkatërruar” nga skenat e dhunës, por mbrojti ftesën për Herzog dhe tha se protestuesit “dëmtonin kauzën e tyre”, raporton BBC.

Grupet pro-palestineze kishin kundërshtuar vizitën e Herzog, duke i kujtuar raportet e OKB-së që e akuzonin atë për nxitje të genocidit ndaj palestinezëve. Herzog e ka mohuar këtë dhe e ka quajtur raportin “të deformuar dhe të gabuar”.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika