Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën me urdhër të prokurorit ka bastisur shtëpinë e 43-vjeçarit, A.S, në Kaçanik.
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe 67 fishekë, njofton Dukagjini.
“Më datën 03.12.2025, rreth orës 17:00, Njësia e Hetimeve, në bashkëpunim me patrullën policore në Kaçanik dhe me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndërmarrë një bastisje në shtëpinë e personit A.S (43 vjeç). Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: Dy armë zjarri (pistoleta) dh 67 fishekë. Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor Kaçanik për intervistim dhe me vendim të prokurorit të rastit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt hetimore”, thuhet në njoftim.