Policia del me njoftim, mbyllet përkohësisht Aeroporti i Prishtinës

Pas kërcënimit me bombë, Policia e Kosovës ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për shkak të një kanosjeje me mjete shpërthyese të mërkurën e 28 dhjetorit, është mbyllur përkohësisht Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

“Policia e Kosovës, sot në orët e paradites ka pranuar një informacion me përmbajtje kërcënuese, për mjete shpërthyese në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin.

“Me qëllim të hetimit, kontrollit dhe masave të sigurisë, janë angazhuar njësitet relevante, andaj kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve. Policia e Kosovës do të vazhdoj të ju mbaj të informuar lidhur me zhvillimet e mëtejme deri në hapjen e aeroportit për qarkullim”.

Ndryshe, të mërkurën e 28 dhjetorit, në orët e paradites, është paralajmëruar për kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook.

Ajo ka njoftuar se të gjithë pasagjerët dhe personeli janë evakuuar nga hapësirat e aeroportit.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, ka shkruar ajo.

Kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen pasagjerët dhe personeli

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika