Policia e dogana me aksion kundër kontrabandës në veri, konfiskohet një sasi artikujsh ushqimorë

Aksioni i përbashkët i policisë dhe doganës në Zhitkovc të Zveçanit dhe hyrje të Leposaviqit ka rezultuar me konfiskim të mallit që kryesisht ishin artikuj ushqimorë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës të premten kanë kryer kontrolle në dy lokacione në veri ku është hasur një sasi e konsiderueshme e mallit që dyshohet të jetë i kontrabanduar.

Aksioni i përbashkët në Zhitkovc të Zveçanit dhe hyrje të Leposaviqit ka rezultuar me konfiskim të mallit nga dogana që kryesisht ishin artikuj ushqimorë.

Image preview

“Në të dy lokacionet ku janë kryer kontrolle janë hasur një sasi e konsiderueshme e mallit që dyshohet të jetë kontrabanduar. Dogana e Kosovës e ka konfiskuar mallin që kryesisht ishin artikuj ushqimor, në sasi më të madhe pije alkoolike (birra të brendeve të ndryshme, raki, verë, vodka etj.), por edhe çokolata, coca-cola e gjëra tjera të cilat janë evidentuar një njësitet e doganës.

Image preview

Tutje thuhet se policia në bashkëpunim me doganën do të vazhdojë aktivitetet me qëllim që të parandalojnë aktivitete kriminale ndër kufitare duke bërë që mallrat që hyjnë në Republikën e Kosovës të jenë të kontrolluara në mënyrë që të jenë të sigurta për konsumimin nga qytetarët, por edhe t’i kalojnë procedurat e tatimeve të parapara sipas ligjeve të vendit.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika