Policia e Kosovës intensifikon kontrollet në trafik: Fokusi në shpejtësi, celularë dhe rripat e sigurisë

Ilustrim

Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në trafik në qytetet dhe fshatrat e rajonit të Prishtinës, përmes përdorimit të veturave inteligjente të pajisura me teknologji të avancuar për njohjen automatike të targave.

Në komunikatën zyrtare, Policia bën të ditur se qëllimi i këtyre kontrolleve është rritja e sigurisë në rrugë dhe parandalimi i aksidenteve, përmes identifikimit dhe ndëshkimit të shkeljeve të Kodit Rrugor.

Vëmendja kryesore po i kushtohet shoferëve që tejkalojnë shpejtësinë, përdorin telefonin gjatë vozitjes, nuk vendosin rripin e sigurisë, bëjnë tejkalime të rrezikshme apo vozisin automjete të paregjistruara.

Policia ka paralajmëruar se nuk do të ketë tolerim për shkelësit e rregullave në trafik dhe çdo rast do të trajtohet me seriozitet.

Qytetarët inkurajohen të raportojnë çdo shkelje përmes numrit 192 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika