Policia e Kosovës njofton qytetarët: Maqedonia e Veriut nis monitorimin elektronik të trafikut, kamerat inteligjente regjistrojnë shkeljet

Pikëkalimi kufitar në Bllacë. Fotografi nga arkivi.

Njoftim për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë në Maqedonia e Veriut: nis monitorimi elektronik i komunikacionit

Prishtinë, 02 shkurt 2026 – Autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë njoftuar se, përmes mekanizmit elektronik të quajtur “Qyteti i sigurt”, ka nisur monitorimi i komunikacionit rrugor në këtë shtet.

Sipas informacioneve zyrtare, monitorimi realizohet përmes pajisjeve teknike dhe kamerave inteligjente, të cilat evidentojnë automatikisht shkeljet e rregullave të trafikut, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Maqedonisë së Veriut.

Në fazën e parë, ky sistem do të zbatohet në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe përgjatë Korridorit 8 dhe Korridorit 10. Përmes tij do të evidentohen shkelje si: tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, kalimi në semafor të kuq, ndalimi dhe parkimi i parregullt, si dhe qarkullimi me automjet të paregjistruar.

Autoritetet sqarojnë se për automjetet me targa të huaja, përfshirë edhe ato nga Kosova, në rast të shkeljeve të konstatuara nga sistemi “Qyteti i sigurt”, njoftimi do të bëhet gjatë hyrjes ose daljes nga territori i Maqedonisë së Veriut. Qytetarët e huaj kanë të drejtë të përfitojnë ulje prej 50 për qind të gjobës, nëse pagesa realizohet brenda tetë ditësh. Në rast mospajtimi me shkeljen apo moskryerjeje të pagesës, inicion procedurë kundërvajtëse për të huaj para gjykatës kompetente.

Ky njoftim u drejtohet qytetarëve me qëllim informimi dhe rritje të kujdesit, duke u bërë thirrje që gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në Maqedoninë e Veriut të respektojnë dispozitat ligjore të komunikacionit rrugor.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika