Policia e Kosovës tregon angazhimet e saj për vizitën e Begajt

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, pritet të vizitojë Kosovën të hënën me ç'rast, Policia e Kosovës do të ndërmarrë angazhimet për mbarëvajtjen dhe sigurinë publike

Emblema e Policisë së Kosovës
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të përkujdeset për rendin, sigurinë e qetësinë publike, përgjatë vizitës së Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.
Përmes komunikatës, Policia e Kosovës ka njoftuar se do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), në disa segmente rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare.
“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë”, ka shkruar Policia e Kosovës.
Ndër të tjera, ajo ka bërë të ditur se për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta, do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të hënën e 15 gushtit do të vijë në Kosovë për vizitë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare pas marrjes së mandatit si president i Shqipërisë.

Osmani, do të presë presidentin Begaj, me ceremonitë më të larta shtetërore.

Pas ceremonisë së pritjes, është planifikuar të zvillohet një takim mes dy krerëve të shteteve.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika