Policia ende nuk e di motivin e ngjarjes tragjike në veri të Mitrovicës

Një ngjarje e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në veri të vendit ku një anëtar i një familjeje i mori jetën babait dhe vëllait të tij. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq, ka thënë se policia është duke e hetuar rastin

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq

Të premten në orët e para të mëngjesit, në veri të Mitrovicës, ka ndodhur një vrasje e dyfishtë. Sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se një person ka vrarë babin dhe vëllain e tij.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq për KP-në , ka thënë se policia është duke e hetuar rastin dhe se ngjarja tragjike ka ndodhur në rrethana të pasqaruara.

Radoviq, është shprehur se i dyshuari me inicialet M.B i ka goditur disa herë me thikë viktimiat duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

“Më datë 27.05. në orët e mëngjesit, përkatësisht në ora 05:55 ka ndodhur një incident tragjik në banesën e personit me inicialet B.M. në rrugën ‘Mbreti Petër’ në Mitrovicën Veriore, dhe Akoma nën rrethana të pasqaruara, ka ardhur tek rasti i vrasjes së rëndë, ku i dyshuari me inicialet M.B. I lindur më 1993, ka goditur disa herë me thikë dhe ka privuar nga jeta anëtarët e ngushtë të familjes së tij”, ka thënë ai.

Ilustrim

“Hetimet janë zhvilluar nën mbikëqyrjen e prokurorit të prokurorisë në veri të Mitrovicës, derisa ekipet e hetuesisë të regjionit Mitrovicë Veri kanë marrë të gjitha masat me qëllim të zbardhjes së motivit të kësaj ngjarje”, ka vijuar ai.

Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë.

I dyshuari është arrestuar nga policia, dhe me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

Ndaj të njëjtit, brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.

Shija e redaktorit

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Të fundit nga rubrika