Policia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT

UBT po ofron bursë 20 për qind në nivelin Master në programet Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë, për të gjithë kandidatët nga Akademia e Policisë, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Shërbyesit Civilë.

Programi Master në Shkenca Politike ofron një mjedis akademik të avancuar, të orientuar drejt kërkimit shkencor dhe zhvillimit të mendimit kritik. Studentët pajisen me njohuri dhe aftësi për të adresuar sfidat politike në nivel lokal dhe ndërkombëtar, për të kontribuar në zhvillimin demokratik dhe për të ndikuar në politikëbërjen moderne. Ky program përgatit ekspertë, mendimtarë dhe liderë të rinj që promovojnë qeverisje efektive dhe procese demokratike.

Ndërkaq, programi Master në Studime të Sigurisë është i konceptuar për të përgatitur profesionistë të aftë të përballen me sfidat e sigurisë në kontekste kombëtare dhe ndërkombëtare. Ai trajton tema bashkëkohore si siguria kibernetike, kërcënimet hibride, terrorizmi, migrimi, gjeopolitika dhe siguria energjetike. Studentët zhvillojnë aftësi analitike dhe praktike për të krijuar strategji efikase në fushën e sigurisë dhe për të kontribuar në stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e shoqërisë.

Të dy programet ofrojnë orare fleksibile, qasje praktike, staf akademik me eksperiencë ndërkombëtare dhe mundësi për mobilitete studimore në universitete partnere në Evropë dhe më gjerë.

UBT thekson se qëllimi i këtyre programeve është të fuqizojnë kapacitetet akademike dhe profesionale të studentëve, duke i pajisur ata me njohuri multidisiplinare që tejkalojnë standardet e industrisë dhe i përgatisin për karrierë ndërkombëtare, punësim në institucione vendore dhe globale, si dhe për vazhdim studimesh në nivel doktorature.

APLIKO TANI ONLINE për të përfituar bursën 20 për qind dhe për të qenë pjesë e gjeneratës së re të ekspertëve të politikës dhe sigurisë në Kosovë.

Të fundit nga rubrika