Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë Kufitare ka zbuluar sot armë të fshehura në një zonë pyjore në fshatin Junake, Komuna e Zveçanit.
Rreth orës 15:00, policia ka gjetur në një gyp të improvizuar tri armë dhe sasi fishekësh.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka bërë të ditur se mes armëve të konfiskuara janë një pushkë gjysëmautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për to.
“Në fshatin Junake, Komuna Zvecan rreth orës 15.00 Njësiti i Ndërhyrjes së Shpejtë i Policisë kufitare ka gjetur në një gyp të fshehura në pyll tri armë, një pushkë gjysëmautomatike, dy pushkë gjuetie dhe fishekë për të njëjtat. Njësiti i Hetimeve Rajonale, njësiti për trajtimin e mjteve eksploduese kanë dal në vend të ngjarjes dhe kanë konfiskuar të njëjtat. Nuk ka të arrestuar”, ka njoftuar Elshani.