Policia greke njofton për bastisjen e universitetit, arreston 32 persona

Policia greke njofton se ka bastisur Universitetin Teknik Kombëtar të Athinës në një operacion kundër trafikut të dyshuar të drogës dhe grabitjeve të armatosura. Policia thotë se ka arrestuar 32 persona që dyshohen se kanë përdorur dhomat e konvikteve të universitetit për të fshehur drogë, armë dhe para

Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës. Foto: Smapse

Policia greke ka njoftuar se ka bastisur Universitetin Teknik Kombëtar të Athinës në një operacion kundër trafikut të dyshuar të drogës dhe grabitjeve të armatosura. Policia thotë se nga kjo bastisje të paktën një person është plagosur, ndërsa 32 persona janë arrestuar.

Të dyshuarit që u arrestuan nuk janë studentë, por dyshohen se kanë përdorur dhoma të vjetra konviktesh në universitet për të fshehur drogë, armë dhe para.

Drejtori i divizionit kriminal të departamentit të policisë së Athinës së Madhe, Dimitris Davalos ka thënë se “Ata përdorën kampusin si një terren për të kryer grabitje dhe trafik droge”.

Mes tjerasah, policia greke njofton se një i dyshuar është shtruar në spital me një plagë me armë zjarri pasi që dyshohet se sulmoi një oficere të arrestuar, raporton euronews.

Në këtë operacion kundër trafikut të dyshuar të drogës dhe grabitjeve të armatosura, policia tha se kishte sekuestruar armë zjarri, thika, shkopinj të zgjeruar dhe armë të tjera, së bashku me kokainë, marihuanë dhe pajisje për përpunimin e drogës.

Ndërsa, të martën e 27 shtatorit, bastisja e kampusit universitar ka përfshirë dhe forcat speciale të policisë dhe anëtarët e një njësie antiterrorizmi.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika