Dy raste të personave të zhdukur janë raportuar në Policinë e Kosovës gjatë ditëve të fundit.
Në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës, është raportuar se një burrë është larguar nga banesa më 31 janar dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer më.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Ndërkohë, në Gjilan është raportuar zhdukja e një gruaje, e cila është larguar nga shtëpia më 29 janar dhe ende nuk dihet vendndodhja e saj.
Me urdhër të prokurorit kompetent, rasti është iniciuar dhe po vazhdon të hetohet.