Policia hyn në sallën ku po protestohet kundër profesorit Xhevat Krasniqi

Protesta e studentëve po vazhdon ende në sallën ku ishte paraparë të mbahej mbledhja e Këshillit të Etikës të Universitetit të Prishtinës.

Aty shihen edhe disa policë, ndërkohë, anëtarët e këshillit kanë pyetur organizatorët e protestës nëse mendojnë se shkarkimi i profesorit Xhevat Krasniqi mund të bëhet në këtë mënyrë.

Profesori i UP-së po akuzohet nga 27 studentë për ngacmim seksual.

Lëvizja Feministe Studentore për të disaten ditë me radhë po proteston para rektoratit të UP-së, e kësaj radhe në sallën e Administratës Qendrore të UP-së, ku edhe nuk lejuan daljen e profesorit nga salla.

Krasniqi e ka përgatitur një deklaratë dhe e ka lexuar atë, duke dhënë qëndrimin e tij ndaj shprehjeve të përdorura në ankesën e ish-dekanes së Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka-Kërliu, e cila e ka deponuar ankesën në KE, pas raportimit për ngacmim nga studentet e Mjekësisë.

“Shpreh kundërshtimin tim lidhur me atë që më është atribuuar. Pasi që vlerësimi parimor nuk iu ka shkuar për shtati disa njerëzve, ata i kanë shfrytëzuar të gjitha mundësitë që i kanë pasur ndaj meje”, ka thënë Krasniqi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika