Një person është shoqëruar në Polici të mërkurën për posedim të narkotikëve.
Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar shtatë qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë, njofton Dukagjini.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.