Policia e Kosovës interviston shtatë të dyshuar për përfshirje në veprën penale “falsifikim i parasë” në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, kanë kryer kontrolle në gjashtë lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit. Nga këto kontrolle, janë intervistuar shtatë të dyshuar për përfshirje në veprën penale "falsifikim i parasë"

Fotoilustrim

Të premten e 16 dhjetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, kanë zbatuar urdhërkontrollin e Gjykatës Themelore në Prizren, duke kryer kontrolle në gjashtë lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit.

“Janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet përcjellëse të personave të dyshuar, nën dyshimin e bazuar se kanë konsumuar veprën penale të falsifikimit të parasë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje, njoftohet se Policia ka intervistuar shtatë persona të dyshuar (LK., B.D., Xh.B., B.B., V.B., P.K. dhe F.Q.), dhe gjatë kontrollit të pronave të të dyshuarve, është arritur të sekuestrohen në cilësinë e provave materiale disa dëshmi.

“9,930.00 euro, 380 franga zvicerane, 272 euro para metalik, 7 telefona celularë, një pistoletë, 90 fishkë, dy karikatorë, dy boksa të hekurit, një shufër metalike dhe një elekto-shok”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Mes tjerash, njoftohet se paratë e sekuestruara në shtëpinë e të dyshuarit L.K., dyshohet se janë të falsifikuara, ndërsa paratë në vlerë prej 9,930.00 euro, janë sekuestruar.

Pas intervistimit të të dyshuarve, sipas udhëzimeve të prokurorit të çështjes, të dyshuarit janë liruar, kurse rasti ndaj tyre do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika