Policia jep detaje nga bastisjet në rajonin e Pejës ku u mbyllën tri komuna paralele të Serbisë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë në raportin 24-orësh në lidhje me bastisjet që janë kryer të premten së bashku me prokurorinë në tri lokacione në Pejë kundër veprimtarive të strukturave ilegale.

Në Gorazhdec është mbyllur komuna ilegale e Pejës, në Osojanë komuna paralele e Istogut dhe në Videjë komuna paralele e Klinës.

Në këto ndërtesa janë gjetur edhe dokumente e gjësende të tjera të cilat janë sekuestruar nga policia.

Në raportin e policisë thuhet se në Videjë gjatë kontrollit janë hasur dokumente të ndryshme që janë në kundërshtime me ligjet e Republikës se Kosovës të cilat kanë logo të Serbisë dhe strukturave ilegale.

“Në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar: 2 kompjuter llaptop, 4 telefona, 2 vula, 1 usb, sasi e konsiderueshme e dokumenteve dhe inventar”, thuhet në raport.

Ndërkaq në Gorazhdec gjatë kontrollit në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 5 monitorë të kompjuterit, 4 printer dhe fotokopje, 1 makinë shkrimi e dorës, 1 TV, 4 telefona dhe dokumente të ndryshme.

Ndërkaq në fshatin Osojanë në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar i gjithë inventari që gjendej në objekt dhe është bërë mbyllja e objektit.

“Lidhur me rastin është intervistuar në cilësi të dyshuarit një mashkull serb-kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Lexo edhe: Mbyllen komunat ilegale serbe në rajonin e Pejës, konfiskohen dokumente

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika