Policia jep detaje, pesë të arrestuar për vrasjet e civilëve në Syriganë

Policia e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Prokurorinë, ka realizuar një operacion të gjerë kundër krimeve të luftës, i koduar “SYRIGANA”, që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave të dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas komunikatës së përbashkët, hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës kanë zhvilluar hetime intensive lidhur me vrasjen e gjashtë civilëve shqiptarë në fshatin Syriganë, në Komunën e Skenderajt, gjatë periudhës maj–qershor 1998, njofton Dukagjini.

Gjatë procesit hetimor janë siguruar prova materiale dhe dëshmi relevante, si dhe janë identifikuar të dyshuarit, për të cilët është përpiluar kallëzim penal dhe është dorëzuar në Prokurorinë Speciale.

Me autorizim të prokurorit të rastit dhe pas mbledhjes së provave të nevojshme, sot në orët e hershme të mëngjesit (nga ora 06:00), hetuesit e krimeve të luftës, të mbështetur nga Njësia Speciale Operative, kanë realizuar planin operativ në gjashtë lokacione – pesë në Skenderaj dhe një në Mitrovicën e Veriut – ku janë arrestuar pesë të dyshuar.

Gjatë operacionit janë kryer bastisje në bazë të urdhrit verbal të lëshuar nga prokurori special dhe të miratuar nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake në Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special. Në objektet e kontrolluara janë konfiskuar armë dhe pajisje të ndryshme, përfshirë: një armë e gjatë gjysmë-automatike SKS (7.62×39 mm), një armë brezi Zastava M-57 (7.62×25 mm), dy karikatorë me 77 fishekë të kalibrit 7.62×25 mm, një pushkë gjuetie 12 GA me 17 fishekë dhe një rrethatore brezi, uniforma dhe pjesë të uniformave të ish-ushtrisë jugosllave.

Me vendim të prokurorit special, të arrestuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa ndaj tyre do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.

Arrestohen pesë persona të dyshuar për krime lufte

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika