Policia kap mbi 5 kg marihuanë dhe një armë zjarri në Vushtrri, arrestohet një i mitur

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të premten në Vushtrri, derisa policët kanë qenë duke trajtuar një rast të kanosjes, mbi bazën e informatave të siguruara dhe dyshimeve të arsyeshme për posedim të substancave narkotike, me autorizim të prokurorit kanë realizuar një kontrollë në një shtëpi në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, gjatë kontrollës është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 5 kilogram e 61.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe një armë zjarri e llojit pistoletë me 6 fishekë, njofton Dukagjini.

Sipas njoftimit të Policisë, një person i dyshuar i moshës së mitur është arrestuar.

“Pasi është intervistuar, me udhëzim të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt ndërsa janë iniciuar rastet penale: ,,Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe
,,,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Hetimet e mëtejme për këtë rast dhe për të dyshuar të tjerë, do ti vazhdoj Njësia kompetente për hetimin e trafikimit të narkotikëve”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika