Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e të dyshuarit me inicialet N.N, për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për arrestimin e një personi.

I dyshuari me inicialet N.N, kërkohet për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë se huaj”, që ka ndodhur më 4 korrik 2023 në Prizren.

“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, dhe në numrin kontaktues: 192, ose 029 244 740 apo sektorin e hetimeve te stacionit policor në Prizren”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në njoftim thuhet se të dhënat e qytetarëve do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika