Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e të dyshuarit për tentim vrasje në Gjakovë

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim për gjetjen e Shkëlzen Ahmetit, personit të dyshuar për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje në Gjakovë

Foto e të dyshuarit në kërkim nga Policia e Kosovës për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për gjetjen e një të dyshuari për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje në Gjakovë.

Nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, Policisë i është dhënë leje për publikimin e fotografisë së personit të dyshuar për tentim vrasje dhe mbajtje e armëve pa leje.

Personi i dyshuar quhet Shkelzen (Ismet) Ahmeti, i lindur më 1992 dhe banues në Gjakovë.

“Në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë, edhe përkundër angazhimeve hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal të Hetimeve dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia po vazhdon hetimet për të identifikuar dhe kapur të dyshuarin në lidhje me këtë rast.

Siç thuhet në njoftim, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për të lokalizuar personin e dyshuar.

Për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, qytetarët mund të lajmërojnë policinë në numrat e telefonit të tyre, si 192, 080019999 (pa pagesë), 045/930-220, ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, si dhe në stacionin policor më të afërt.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika