Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e një 55-vjeçareje të zhdukur

Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë Rajonale në Pejë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin e një personi të zhdukur, duke u bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, personi i zhdukur është Pemlushe (Ymer) Sadrijaj, e lindur më 1 maj 1970 në Rahovec.

Policia u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që, nëse kanë çfarëdo informacioni për vendndodhjen e saj, të kontaktojnë menjëherë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

Për informacione, qytetarët mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes numrave dhe adresave në vijim: 192 dhe 0800 19 999 (pa pagesë) 039 432 327 – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë – E-mail: [email protected].

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika