Policia konfirmon të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, tre persona të lënduar jo nga arma

Policia e Kosovës ka pranuar sot rreth orës 15:30 informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Ensi Pllana, ka bërë të ditur për Dukagjinin se menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore.

“Sipas të dhënave fillestare, në këtë vend janë lënduar tre persona, mirëpo lëndimet e tyre nuk janë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar Pllana.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat e incidentit, ndërsa priten informacione shtesë lidhur me rastin.

Të shtëna me armë zjarri në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë, policia në vendngjarje

Të fundit nga rubrika