Policia konfiskon mbi 76 kg marihuanë, arrestohen tre persona

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka konfiskuar mbi 76 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar tre persona të dyshuar, në kuadër të rastit të koduar “Bregdeti”.

Sipas njoftimit, më 21 janar 2026, rreth orës 23:00, afër pikëkalimit kufitar në Merdare, është ndaluar H.S., i cili drejtonte një kamion me targa vendore. Gjatë kontrollit në kamion u gjetën 68 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 76 kilogramë e 800 gramë.

Më tej, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit në asistencë të njësisë NJRSH, janë konfiskuar 1 armë zjarri me 5 fishekë kalibër 9 mm, 2 automjete dhe 1 kamion, 1 telefon celular, 2,950 euro para të gatshme.

Në vijim të hetimeve, më 22 janar janë bastisur edhe dy shtëpi të dy të dyshuarve meshkuj nga fshati Godishnjak – Podujevë, ku u gjetën 4 paketime marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë, 2 automjete dhe 2 telefona celularë, thasë najloni për paketim narkotikësh, 1 armë zjarri me gaz, model Signasauser.

Të tre të dyshuarit janë ndaluar me aktvendim të prokurorit për 48 orë, ndërsa hetimet vazhdojnë dhe prokurori do të ndërmarrë të gjitha veprimet e mëtejshme ligjore.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika