Policia kontrollon 36 lokacione në Prishtinë, sekuestrohen 9 armë dhe 598 fishekë

Foto ilustruese

Policia e Kosovës njoftoi se dje ka realizuar kontrollin e 36 lokacioneve të ndryshme në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh, policia informoi se gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur tre pistoleta, gjashtë armë të gjata dhe 598 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura.  Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar:  tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri,  7 DVR  dhe dokumente të ndryshme,” thuhet në raport.

Për rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët janë liruar me vendim të prokurorit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika