Policia largon edhe gjashtë kamera në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka larguar edhe gjashtë kamera në Zubin Potok.

Kështu ka bërë të ditur për Dukagjinin, zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se në verë të këtij viti janë larguar edhe shtatë të tjera, ndërsa në Mitrovicë të Veriut gjatë këtij viti janë larguar 38 kamera.

“Sipas ligjit në fuqi, monitorimin me kamera të vendeve publike e bën veç Policia e Kosovës. Në kuadër të asaj që u tha, sot në Zubin Potok kemi larguar nga monitorimi 6 kamera, ndërsa në verë të këtij viti i kishim larguar edhe 7 të tjera. Ndërsa nga Mitrovica Veri këtë vit janë larguar 38 kamera po ashtu”, ka thënë Elshani.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika