Policia e Kosovës ka arrestuar një person në armëmbajtje paleje dhe përdorim të armës pas një operacioni të zhvilluar në tri komuna, Vushtrri, Klinë dhe Deçan.
Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale: dy pistoleta, një pushkë gjuetie, një armë e gjatë, një makinë për punimin e kartëmonedhave, dy telefona celularë, një USB, një fotrollë arme, një kapelë bejsbolli, 208 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy optika.
I dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit të rastit, ndërsa hetimet rreth rastit po vazhdojnë
“Vushtrri, Klinë dhe Carrabreg Deçan / 04.11.2025-NN. Lidhur me rastin është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, ndërsa gjatë kontrollit në tri lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale; dy pistoleta, një pushkë gjuetie, një armë e gjatë, një makinë për punimin e kartëmonedhave, dy telefona celular, një USB, një fotrollë arme, një kapelë bejsbolli, 208 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dy optika. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.