Policia në veri konfiskon veturën me kamera e pajisje të ndaluara, me të cilën më herët barteshin para nga Serbia në Kosovë

Policia e Kosovës ka konfiskuar një automjet dhe pajisje të kundërligjshme në Mitrovicën e Veriut, pas një aksioni të zhvilluar më 5 shtator në rrugën “Knjaz Milos”.

Sipas njoftimit, një veturë e tipit Škoda Octavia, me ngjyrë hiri dhe targa të Serbisë, ishte e pajisur me dy kamera profesionale, pajisje GPS, një DVR dhe ekran monitorimi.

Pas verifikimit, rezultoi se automjeti kishte hyrë në Kosovë në vitin 2022 dhe kishte qëndruar në kundërshtim me Ligjin për Automjete (05/L-132), i cili lejon përdorimin e mjeteve me targa të huaja deri në tre muaj.

Hetimet zbuluan se vetura i përket “Narodna Banka Srbije” dhe më herët ishte përdorur për transportimin e parave nga Serbia në Kosovë.

Zyrtarët policorë konstatuan se pajisjet e monitorimit ishin vendosur në kundërshtim me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Privatësinë (06/L-082). Për këtë arsye, në vendngjarje u thirrën përfaqësues të Agjencisë për Informim dhe Privatësi (AIP), të cilët i konfiskuan pajisjet për procedura të mëtutjeshme.

Policia e Kosovës rikujtoi qytetarët se:

Vendosja e kamerave apo pajisjeve të regjistrimit në automjete ose hapësira private pa autorizim është e ndaluar dhe përbën shkelje të privatësisë.

Automjetet me targa të huaja mund të qarkullojnë në Kosovë vetëm brenda afateve ligjore, përndryshe konfiskohen dhe procedohen në Doganë.

Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë ligjin dhe paralajmëron se çdo shkelje do të ndëshkohet me masat e parapara ligjore.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika