Një person ka vdekur të hënën pasdite në Prizren, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ishte dërguar në emergjencën e Spitalit të Prizrenit pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar nga autoritetet si “Hetim i vdekjes”.
