Policia norvegjeze bastis banesat e ish-kryeministrit Jagland lidhur me hetimet për çështjen Epstein

Policia norvegjeze ka bastisur banesat e ish-kryeministrit Thorbjørn Jagland këtë të enjte, në kuadër të një hetimi lidhur me dyshimet për lidhje mes disa personaliteteve norvegjeze dhe financierit amerikan Jeffrey Epstein,.

Pamje të publikuara nga mediat norvegjeze shfaqin hetuesit duke transportuar kuti me dokumente në rezidencën e Jagland në Oslo, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Kontrollet u kryen nga njësia norvegjeze për krimet ekonomike, Økokrim, një ditë pasi Këshilli i Evropës – organizata kryesore evropiane për të drejtat e njeriut, të cilën Jagland e drejtoi nga viti 2009 deri më 2019 – i hoqi atij imunitetin diplomatik.

Avokati i Jagland, Anders Brosveet, konfirmoi përmes një deklarate se kontrollet ishin të pritshme dhe pjesë standarde e një hetimi të kësaj natyre.

Sipas tij, Jagland tashmë është nën dyshim për korrupsion të rëndë, në bazë të procedurave ligjore norvegjeze që paraprijnë ngritjen formale të aktakuzës dhe që i japin të dyshuarit të drejtën për avokat, ndërsa lejojnë policinë të ndërmarrë masa të caktuara hetimore.

Në Norvegji, ngritja formale e akuzës zakonisht ndodh në një fazë më të vonshme të procesit, ndonjëherë vetëm disa javë para nisjes së gjykimit.

Avokati theksoi se zhvillimet e fundit nuk përbëjnë ndryshim thelbësor në përmbajtjen e çështjes, por janë pasojë e metodave hetimore të përdorura nga policia.

Vetë Jagland u citua nga e përditshmja Aftenposten të ketë thënë se është i kënaqur që çështja po sqarohet.

Çështja Epstein, i hiqet imuniteti diplomatik ish-sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës

Të fundit nga rubrika