Policia paralajmëron bllokim rruge për shkak të garës së vrapimit

Federata Atletike e Kosovës (FAK) ka planifikuar organizimin e garës ndërkombëtare të vrapimit rrugor “Kosova në Lëvizje”, e cila do të mbahet sot.

Sipas njoftimit të Policisë, gara do të zhvillohet në segmentin e rrugës nacionale N2, konkretisht në aksin Prishtina Mall – Veternik – QMI, në intervalin kohor nga ora 09:00 deri në 11:00, njofton Dukagjini.

Tutje në postim thuhet se për organizimin e kësaj ngjarjeje, FAK ka marrë pëlqimin e Ministrisë së Infrastrukturës, në përputhje me procedurat e parapara.

Policia e Kosovës do të asistojë në mbarëvajtjen e aktivitetit, duke bërë bllokimin e rrugës nga Prishtina Mall deri në Veternik dhe në drejtimin e kundërt gjatë kohës së zhvillimit të garës.

Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe të shmangin këtë segment rrugor gjatë orarit të paralajmëruar, duke shfrytëzuar rrugë alternative.

Të fundit nga rubrika