Policia po heton tri vdekje në rajonin e Prishtinës

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke i hetuar tri raste të ndara të vdekjes në rajonin e Prishtinës.

Fillimisht, një person nga Lipjani ka raportuar në Policinë e Kosovës se e ka gjetur prindin në tavanin e shtëpisë pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

  • Lipjan 17.09.2024-NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në tavanin e shtëpisë ka gjetur pa shenja jete prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës.

Po ashtu, edhe një rast tjetër i hetim i vdekjes ka ndodhur në Lipjan, ku është gjetur pa shenja jete një burrë, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet mjekësore dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

  • Lipjan 17.09.2024-07:55. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërsa, në Prishtinë është gjetur pa shenja jete një grua në banesën e saj.

  • Prishtinë, 1709.2024-21:45. Viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, vijon raporti.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika